Rumunët kanë mbushur përsëri Sheshin e Fitores në Bukuresht në ditën e shtatë të protestave masive, ku kanë këkruar dorëheqjen e qeverisë se udhëhequr nga Social Demokratët.
Arsyeja mbetet dekreti që amnistonte të gjithë zyrtarët e dënuar për korrupsion, pavarësisht tërheqjes së tij dhe pavarësisht dorëheqjes së minsitrit të Drejtësisë, i cili ishte dhe hartuesi i këtij draftit.
Më herët, të martën, presidenti i Rumanisë kritikoi qeverinë në parlament për miratimim me shpejtësi dhe në mënyrë të fshehtë të dekretit një javë më parë, pa e diskutuar çështjen fillimisht në parlament. Megjithatë, Iohanis ka mbështetur qeverinë përtej protestave më të mëdha që kanë përfshirë vendin që prej renies së sistemit komunsite në vititn 1989.
Ditët e fundit numri i protestuesve ka rënë, por sërish rrugët dhe sheshet janë plot me ata që nuk heqin dorë deri në dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanu. Protestat pritet të zhgjasin deri në fundin e javës teksa Gjykata Kushtetuese do të takohet të mërkurën dhe të enjten për sfidat ligjore të dekretit tashmë të tërhequr.



