
Një operacion i SPAK, pas zbërthimit të SKY ECC ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal, ku në pranga ka rënë edhe ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live u shpreh se informacionet e deritanishme janë akoma në kuadër të burimeve dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar. Ai tha se shumica e personave për të cilët ka dalë urdhër arresti nuk ndodhen në Shqipëri, ndërsa theksoi se
I gjithë informacioni është në kuadër të burimeve që kanë gazetarët dhe nuk kemi një informacion zyrtar nga prokuroria e posaçme. Janë 11 urdhër arreste, por nga informacionet që kemi shumica e tyre nuk ndodhen në Shqipëri dhe ajo që dihet është shoqërimi i Erzen Breçani. Ende nuk janë zbardhur të gjthë emrat, por bëhet fjalë për Ervin Matën që qëndron në krye të grupit të strukturuar. Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit ka dhënë informacion të dorës së parë, pasi në momentin qe ka dhënë informacione për këtë grup ka qenë pjesë e Interpol. Dedar Gjoni Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 dhe dyshohet se i ka ndihmuar grupet kriminale për të kryer një vrasje në Durrës dhe ky grup ka organizuar një vrasje tjetër në Belgjikë.
Më tej ai shtoi se tani ministrit të brendshëm i mbetet vetëm të shoh operacionet e SPAK dhe sipas informacioneve që na kanë ardhur flitet që janë dhjetëra punonjës policie dhe aksionet e SPAK deri tani janë me pikatore.
Pati një reagim pak minuta më parë nga Taulant Balla dhe nuk tha asgjë, përgëzon drejtuesit e SPAK dhe policisë që kanë kryer një aksion të suksesshëm, por kjo është politikë.
Ndërsa lidhur me arrestimin e Oltion Bistri, Zhabina tha se në atë kohë ai ka qenë drejtues në komisariatin nr. 2 në Tiranë i cili është dhe më i rëndësishmi sepse mbulon zonën e ish bllokut, zonën Myslym Shyri dhe përpos kësaj pavarësisht këtyre zhvillimeve ai merr një detyrë të rëndësishme si shefi operacionales.
Ai ka në dorë të syrvejojë dhe përgjojë gjithë informacionin që qarkullon në policinë e shtetit dhe ai ka qenë personi kyç për të gjithë aksionet e zhvilluara nga policia. Bënte çudi mënyra se si ai shiste informacionet, duke thënë se nuk e ka problem për 2 mijë euro që paguhej por duhet të tregoni kujdes. Ky operacion është vetëm një pjesë e vogël e pazëllit të madh, i ke hequr aktivitetin por i ke lënë ekonominë.



