Thahet një pjesë e lumit të Vlorës pa u marrë ende uji për Himarën, banorët: Qëllim, shpopullimi

Thahet një pjesë e lumit të Vlorës pa u marrë ende uji për Himarën, banorët: Qëllim, shpopullimi

Lumi Shushica i njohur ndryshe si lumi i Vlorës, është tharë që në fund të qershorit, ndërkohë që një projekt parashikon marrjen e ujit të tij për të furnizuar ujësjellësin e Himarës.

Emisioni “Fol” dhe ekipi i MCN TV, u ndal me banorët e kësaj zone, në shtratin e tharë të lumit, ende pa e marrë për Himarën ujin në burim, në Kuç të Vlorës.

Banorët shprehen se 20 kilometra në lumin Shushicë janë tharë që në qershor.

Drupal Ad

Nga këtu deri në Vlorë janë afro 20 kilometra dhe lumit thahet. Nga Peshkëpia e poshtë nuk ka ujë.

Megjithëse jemi në këto kushte, përsëri atë pak ujë që rrjedh nga Buronjat e Kuçit, duan ta marrin dhe ta çojnë në Himarë.

Do e ftoja kryeministrin të shihte, se andej nga zyra nga tallen, as nuk e kanë haberin se çfarë bëhet këtu.

Këto janë zona me traditë, janë zona që kanë mbajtur gjallë palcën e kombit. Nuk është kapriço, se i është tekur ministrit që do rregulloj Samir Manen atje.

Është ujë i mirë, por jo shumë i mirë. Synimi është të shpopullohet kjo zonë, një nga zonat më të populluara, më vitale të Shqipërisë, ka histori çdo shkëmb, çdo gur, çdo burim.

Është plan i mirëmenduar dhe baza është kryeministri, gjithë synimi është që kjo zonë të shpopullohet, në 80 kilometra. Do na sjellin barinj nga Senegali dhe India.

Kjo është taktikë dhe strategji e qeverisë ta shpopullojë zonën. E dyta është që pronat e tyre, që Shqipëria të kthehet pronë e 20-30 vetave.

Jo vetëm duan ta shfrytëzojnë, por janë në projekt dhe dy Hec-e. Në dimër 6-8 muaj punojnë për mrekulli. E duan energjinë për rezidencat e tyre.

Ajo pjesë të furnizohet me ujë dhe të bëjnë dhe dy Hec-e që të furnizohen me energji elektrike.

Ata thonë se janë 37 fshatra që preken nga marrja e ujit të lumit dhe se ata banorë që kanë mbetur e kanë zgjidhur me blegtori, duke mbajtur dhënë dhe dhi.  

Kur ti si shtet nuk më ofron punë, unë do përpiqem vetë. Këtu janë gati 25 mijë kokë bagëti, që po shkojnë drejt pakësimit të tyre, jo vetëm nga mungesa e njerëzve që nuk ka kush t’iu shërbejë.

Por këtë fatkeqësi, mungesa e ujit është krim për to. Bagëtitë enden në shtratin e tharë dhe kërkojnë ujë. Në shekullin 21 diskutohet uji për vaditje.

Po ju prenë krahët, lumi do të thahet një ditë. Ç’kuptim ka zonë e mbrojtur, kur ti i merr ujin në burim.

Këtu janë të paktën nga Kota e poshtë, fusha që vaditen me rrjedhe të lirë, ndërsa nga Kota e lartë, me pompa. Këtu janë gati 20 mijë hektarë që vaditeshin.

Sot nuk vaditet dot as ¼ e tyre se natyra ka bërë punën e vetë, se uji është larguar, pa u marrë akoma. Shteti të gjejë alternativa për Himarën.

Ju bëj apel miliarderëve të resorteve, nuk jam kundër zhvillimit të kapitalit, e respektoj kapitalin, kur fshin djersën e vetë.

Por kur fshin djersën e tjetrit, të ketë kujdes cilido qoftë. Se nuk jetojmë asnjë minutë me frikë. Lumi Vlorës nuk është shesh që ta bëjnë përshesh.

Lumi i Vlorës, është territori ku jetojnë lebërit dhe lebërit në kohëra të ndryshe janë krahasuar me luanët.

Kur luanët ti zërë vapa, ata egërsira nuk do kenë kohë që ta kthejnë kokën mbas. Kopetë e mëdha kanë zbritur në Vjosë.

Po të shohësh me dronë, do thuash kooperativë është akoma, se ka shumë kope. Kopetë e vogla pinë ujë në fshatra. Edhe në 10 kilometrat e parë mbaron uji po u mor.

Në projekt thuhet se janë marrë tepricat, por nuk është kështu, se po të merren tepricat do ketë ujë këtu, por kështu gjithë uji do futet në burim.

Kur të merret uji do thahet deri në Kotë, këta ligjërojnë paratë, i bëjnë paratë të ligjshme.

Deputeti Vullnet Sinaj ka thënë që bazat ku mbështeten këta, nuk janë të sakta. Deputeti pranon që ka parregullsi.

“Sot ndodhemi në shtatin e vdekjes”, tha një tjetër banor, duke shtuar se nga viti në vit edhe prej ngrohjes globale, bota do jetë në krizë për ujë.

Sipas tij, sot ndodhen në këtë gjendje thatësire, ende pa u marrë uji.

Them “shtrati i vdekjes” se uji është vetë jeta. Të rinjtë kanë ikur, kemi mbetur ne mbi të 60-at. Pse heshtin pushtetarët e zonës së Labërisë?

Do kenë pak kujdes për votën këtu. Ku do e gjejë shteti ujin për këto toka? Me pompa nga Vjosa do e sjellë.

Po u mor uji, nuk do ketë as bretkosa ku të pijë ujë. Po e more ujin, do ngjajë diçka e padëgjuar në 30 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy