Deklarata e SHBA për Kosovën/ Reagon Kurti: Thirrjet e Thaçit e Vuçiçit për korrigjim kufijsh mbesin kërcënim

Deklarata e SHBA për Kosovën/ Reagon Kurti: Thirrjet e Thaçit e Vuçiçit për korrigjim kufijsh mbesin kërcënim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së zyrtarëve amerikanë, në të cilët thuhet se s’ka plan sekret për shkëmbim territoresh.

Qeveria në detyrë, thotë se e vlerëson Deklaratën e Përbashkët nga i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, si rikonfirmim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë pranë popullit të Kosovës, dhe se ato mbështesin angazhimin e institucioneve tona shëndetësore për tejkalimin e situatës me COVID-19.

Përmes kësaj kumtese, thuhet se “Në të njëjtën kohë, thirrjet e tyre për t’u respektuar Kushtetuta, çmohen po aq lart”.

“Mbi çështjen e tarifës, me vendimin e Qeverisë së datës 20.03.2020 kemi bërë një hap të rëndësishëm duke liruar nga tarifa 100% produktet e lëndës së parë të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Për Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm fakti se në Deklaratën e Përbashkët thuhet se nuk ekziston një plan i fshehtë për ripërcaktim kufijsh dhe se i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, nuk e ka parë dhe as diskutuar një plan të tillë”, thuhet në reagim.

Sipas këtij njoftimi, Qeveria në detyrë thotë se kjo paraqet një mbështetje dhe inkurajim për Qeverinë.

“Por, për ne thirrjet e vazhdueshme të Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç (korrigjim kufijsh me kompromis të dhimbshëm, veriu si dhuratë e Rankoviqit, razgraničenje, etj.) vazhdojnë të jenë kërcënim, dhe që nga gushti i vitit 2018, ato janë përsëritur nga dy presidentët të cilët kanë vendosur lidhje të shkurtër me njëri-tjetrin pa ndërmjetësim ndërkombëtar”, thuhet tutje.

Në reagimin e Qeverisë në detyrë, po ashtu theksohet se “Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të udhëhiqet nga Qeveria, përkatësisht Kryeministri i Republikës së Kosovës, sipas parimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

“Dialogu duhet të rifillojë i përgatitur mirë, të ketë qëllim njohjen e ndërsjellë si dy shtete sovrane dhe me integritet territorial, për marrëveshje të qëndrueshme si garant për normalizim të marrëdhënieve bilaterale dhe paqe e siguri në rajon.”, përfundon reagimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy