‘Shqipëria e pasur me burime ujore’, Kalaja: 60% e potencialit hidrik nuk shfrytëzohen, 136 rezervuare kanë humbur funksionin

‘Shqipëria e pasur me burime ujore’, Kalaja: 60% e potencialit hidrik nuk shfrytëzohen, 136 rezervuare kanë humbur funksionin

Burimet ujore janë një prej pasurive më të mëdha të Shqipërisë, të cilat për fat të keq në këto dekada gjenden nën presione të forta nga mbishfrytëzimi, keqadministrimi, neglizhenca, ndotja, ndërtimi, prodhimi i energjisë dhe së fundmi veçanërisht nga turizmi.

Lidhur me këtë eksperti Erion Kalaja në MCN Economy u shpreh se Shqipëria shfrytëzon rreth 40% të potencialit të saj hidrik, teksa theksoi se i vetmi zhvillim hidrik janë ndërtimet në lumin Devoll dhe disa nga koncesionet serioze të tjera.

Ai tha se pjesa mjedisore përgjithësisht nuk parapëlqehet nga investitorët sepse janë kosto dhe mungesë të ardhurash.

Shqipëria është vend i pasur me burime ujore 28 mijë km katror që do të thotë se 40% e sipërfaqes ujëmbledhëse ndodhet jashtë Shqipërisë. Jemi vendi me liqenin më të madh në Ballkan atë të Shkodrës dhe atë më të thellin që është liqeni i Ohrit. Përveç këtyre liqeneve natyrore, kemi dhe rreth 650 liqene të krijuara nga digat që është një pasuri kombëtare.

Di të them se Shqipëria shfrytëzon rreth 40% të potencialit të saj hidrik, di të them se jemi ndër 6 vendet e para në Evropë për numrin e digave të larta dhe numri 1 për numrin e digave, banorëve dhe sipërfaqeve.

Vetë fakti që ndërtimi i veprave hidrike ka ndodhur para viteve ‘90 nuk trajtoheshin me të njëjtën ndjeshmëri që trajtohen dhe sot, i vetmi zhvillim hidrik janë ndërtimet në lumin Devoll dhe disa nga koncesionet serioze të tjera, megjithatë pjesa mjedisore përgjithësisht nuk parapëlqehet nga investitorët sepse janë kosto dhe mungesë të ardhurash.

I pyetur nëse jemi në kushtet e mbishfrytëzimit të burimeve ujore në Shqipëri, Kalaja e mohoi duke thënë se 60% e tyre nuk shfrytëzohen. Sipas tij vlerësimi i ujit duhet të bëhet nga një aktor i pavarur, teksa theksoi se 136 rezervuare në Shqipëri e kanë humbur funksionin e tyre.

Ka mënyra të qëndrueshme për të zhvilluar potencialin hidrik dhe ajo që i ka munguar Shqipërisë i ka munguar një strategji kombëtare për të bërë atë që thuhet kosto dhe benefit.

Po të marrim koston e energjetikës i lihet biznesit të arsyetojë, por duke qenë se ka interes kombëtar duhet strategji nga një palë e pavarur e ngarkuar nga shteti. Burimet e reja shtojnë më shumë stres se shfrytëzimet e burimeve ujore ekzistuese.

Janë rreth 650 duke përfshirë bujqësinë dhe energjetikën dhe ka një fakt interesantë sepse janë 55 bashki pronari më i madh i digave dhe rezervarëve në Shqipëri, por 136 rezervuare në Shqipëri e kanë humbur funksionin e tyre.

Mungon matja e cilësisë së ujit në të gjitha liqenet shqiptare, kur nuk duhet anashkaluar se siguria e digave dhe HEC-eve është me rëndësi të madhe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy