Rexhaj: Protesta për Zvërnecin është një përplasje mes brezash, Rama duhet të nxjerrë mësime prej saj

Rexhaj: Protesta për Zvërnecin është një përplasje mes brezash, Rama duhet të nxjerrë mësime prej saj

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e interpretoi protestën kundër projektit në Zvërnec si një përplasje mes brezave dhe mënyrave të ndryshme të perceptimit të realitetit politik në Shqipëri.

 

Sipas Rexhajt, në protestë dallohen dy përvoja të ndryshme historike: brezi më i vjetër, që ka përjetuar regjimin komunist dhe brezi më i ri, i cili ka njohur kryesisht periudhën e qeverisjes së Edi Ramës.

 

Rexhaj theksoi se përtej debateve politike, shqetësimet e qytetarëve duhen konsideruar legjitime dhe meritojnë vëmendje nga institucionet.

 

Në thelb, mendoj se kjo protestë është një përplasje mes brezash. 

Kemi brezin më të vjetër që mban mend Enver Hoxhën, varfërinë e viteve ’90, periudhën e Sali Berishës dhe zhvillimet pas vitit 2005, ndërsa kemi një brez të ri që praktikisht ka njohur vetëm qeverisjen e Edi Ramës. 

 

Këtu kemi një përplasje këndvështrimesh dhe pritshmërish. 

Mendoj se kryeministri Rama duhet të nxjerrë një leksion të rëndësishëm nga kjo situatë. Shqetësimet e qytetarëve janë legjitime dhe ata kanë të drejtë të protestojnë për çështjet që i preokupojnë. 

 

Protesta ka evoluar gjatë ditëve të fundit, duke u bërë më e organizuar dhe më e fokusuar te mesazhet e saj.

 

Në ditët e para pati slogane dhe reagime më të ashpra, ndërsa së fundmi protesta është karakterizuar nga një qasje më e strukturuar dhe më e përqendruar te kërkesat e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy