Eksperti i inxhinierisë kimike Sokol Abazi në ‘MCN Informacion’ duke folur për mungesën e ujit në rubinetët e shtëpisë u shpreh se problematikë më e amdhe mbetet cilësia e ujit të pijshëm.
Ai tha se AKU-ja nuk bënë asnjë analizë për cilësinë tij dhe ky nuk ëhstë i vetmi institucion sepse kontrollet mungojnë dhe nga ISHP dhe ISUV. Sipas tij jo vetëm ujin në çezma, por edhe ai i bleri në shishe nuk garanton cilësi.
Problemi kryesor është se nuk ka kapacitete për të garantuar cilësinë e ujit të pijshëm. Në vendin tonë ka një VKM e cila është shumë më e rreptë se në disa vende evropiane rreth nesh, por ministria e bujqësisë dhe ajo shëndetësisë janë në injorim komplet të kësaj VKM-je që garanton parametrat e cilësisë së ujit.
As uji në shishe i blerë në supermarkete nuk garanton cilësi, prej kohësh në ujin e pijshëm janë përdorur pesticide dhe AKU-ja nuk bënë asnjë analizë, as ISUV dhe as ISHP, sepse këtu mbrohet shteti dhe jo qytetari. Pastaj të mos flasim për efektet cilat janë fatale sepse japin dëmtime të sistemit nervor.
Askush nuk e pi ujin e çezmave. Vetëm shitjet e ujit po të shohësh kanë kosto të lartë. Çdo banor do e pranonte rritjen e çmimit të ujit nëse do garantohej për cilësinë e tij.



