Vetingu politik/ Nano: Basha po përdor kartën e fundit (VIDEO)

Vetingu politik/ Nano: Basha po përdor kartën e fundit (VIDEO)

Gatishmërinë e Lulzim Bashës për t’u bërë subjekti i parë i vetingut politik, analisti Mustafa Nano e sheh si lëvizja e fundit e një njeriu që po e kupton se i ka humbur të gjitha. Në studion e lajmeve të MCN TV, Nano tha se me këtë përpjekje, Basha synon t’i japë vetes atributet e njeriut që bën diferencën.

Në politikën shqiptare është hedhur aq shumë baltë sa situata bëhet grotekse. Ata akuzojnë njëri-tjetrin. Ka shumë pikëpyetje. Kush e bën vetingun? Nga fillon ai? Ç’kuptim ka të fillojë nga Basha? Këta flasin për kunatin, djemtë e njëri-tjetrit, Surrelin, Lalzin. T’i dëgjosh të japin garanci që fillojeni nga unë.

Tani ekziston frika dhe dyshimi te opinioni publik. Këta janë kaq inteligjentë që nëse kanë përfituar t’i hedhin në emra të tjerë. Nuk e dimë çfarë do të dalë nga ato gjëra.  Basha shigjeton edhe  Berishën.

Do ta përcjellë veten si njeriun që bën diferencën në botën politike. Me këtë përpjekje, Basha kërkon të evidentojë veten si njeriu që bën diferencën. Këta janë ndryshe, unë do i jap fund tranzicionit. Por ai është pjesë e të njëjtës klasë politike, ka humbur zgjedhjet në mënyrë seriale. Kredencialet politike i ka humbur vetë. Kjo më duket si lëvizja e një njeriu që po i humbet të gjitha dhe po përdor kartën e fundit.

Besoj atë që thotë Berisha që amerikanët kanë dashur ta shpallin non grata. Partnerët ndërkombëtarë e shohin me dyshim Bashën. Këto janë lëvizje të forta që kërkojnë të mbushin mendjen se janë lëvizje inteligjente, por e zbrazët.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy