Nis sot censi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri/ Gjoba për ata që gënjejnë

Nis sot censi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri/ Gjoba për ata që gënjejnë

Nga dita e sotme, 18 shtator, nis në Shqipëri censi i popullsisë dhe banesave, i cili do të zgjasë deri në 28 tetor.

Do të jenë 8 mijë anketues të cilët për gjashtë javë me radhë do të trokasin në çdo derë në Shqipëri, duke plotësuar formularët elektronikë, të cilët përmbajnë 800 pyetje, në tetë module të ndryshme.

Ndërsa pyetjet janë të detyrueshme të marrin përgjigje, bëhet përjashtim për tre kritere, etninë, gjuhën dhe fenë.

Fillimisht qytetarët do të kontaktohen me telefon, në mënyrë që anketuesit të kenë mundësi të priten prej tyre.

Por në rast se qytetarët nuk përgjigjen në mënyrë korrekte dhe gënjejnë gjatë procesit të regjistrimit, do të ketë gjoba duke filluar nga 50 mijë lekë të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy