Ai është një nga yjet e kinemasë shqiptare të para viteve ’90. Donald Kokona ishte vetëm 4 vjeç, kur luajti rolin e Taulantit në filmin e Xhanfize Kekos, “Taulanti kërkon një motër”.
Edhe pse hapat e parë i hodhi në botën e aktrimit, Donaldi në një intervistë të dhënë dje në “Pasdite në Top Channel” u shpreh se arkitektura ka qenë pasioni i tij i madh.
Ai i kujton me nostalgji të gjitha ato detaje dhe etapa që kaloi në filmin që e bëri fëmijën e dashur dhe “Vipin” e asaj periudhe. Sot Donaldi është në një tjetër fazë të rëndësishme të jetës, e së shpejti duket se do të krijojë familjen e tij.



