
Jens Stoltenberg ka konfirmuar se do të mbetet sekretar i përgjithshëm i NATO-s edhe për një vit, deri më 1 tetor 2024. “I nderuar nga vendimi i aleatëve të NATO-s për të zgjatur mandatin tim si Sekretar i Përgjithshëm deri më 1 tetor 2024”, shkroi ai në Twitter. Sipas një deklarate të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, ky vendim do të miratohet zyrtarisht në një samit në Vilnius. “Aleatët e NATO-s ranë dakord të martën 4 korrik 2023, për të zgjatur mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg me një vit tjetër, deri më 1 tetor 2024. Vendimi do të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s në Samitin e Vilniusit.” Stoltenberg ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014.



