Mikrokreditë/ Duraj: BSH i ka stimuluar këto piramida të reja që po varfërojnë dhe zhvasin shoqërinë shqiptare

Mikrokreditë/ Duraj: BSH i ka stimuluar këto piramida të reja që po varfërojnë dhe zhvasin shoqërinë shqiptare

Avokati Alban Duraj duke folur në “Mcn Economy” për mikrokreditë tha që Banka e Shqipërisë i ka stimuluar këto piramida të reja që po varfërojnë dhe po zhvasin shoqërinë shqiptare.

Sipas Durajt është pikërisht Banka e Shqipërisë që ka përgjegjësinë kryesore në këtë çështje. 

Mendoj që janë të gjitha bashkë nga boshllëku ligjor, por nga ana tjetër është një keqdashje e individëve të menaxhojnë këto mikrokredi që qytetarët të gabojnë dhe duke përfituar nga nevoja e qytetarëve. Nëse do kishim administrator të përgjegjshëm s’do ishim në këtë situatë. Problemi është në Kodin Civil që në cedimin e kredisë. Nëse detyrimi është 50 mijë lekë të reja, ai në këtë masë ka të drejtë të vendosë sekuestro. Natyrisht që ka pasur shkelje, sepse këta përmbarues mund ta kenë vënë për të gjithë shumën. Këto kompani që po flasim, ka pasur raste që ka pasur kredimarrës që kanë shlyer detyrimin, përmbaruesi ka vazhduar ta nxjerrë pronën në ankand. Ligji është zbatuar në mënyrë flagrante, nuk është respektuar. Kjo kompani ka pasur me qindra raste që kanë paguar faturën dhe nuk u është hequr sekuestroja nga prona. Kemi një mosrespektim të ligjit nga këto kompani. Duhej t’i kontrollonte së pari që nga Prokuroria. Është çmenduri që Ministria e Drejtësisë të bëjë dy kallëzime penale dhe....sepse ky është një problem i madh social, 25 mijë familje mund të jenë 250 mijë qytetarë, dhe të mos ketë reagim nga ana e Prokurorisë. BSH i ka stimuluar këto piramida të reja që po e varfërojnë shoqërinë shqiptare, po e zhvasin. Në momentin që i merret dikujt prona, një pasuri që mund ta ketë ngritur në emigracion dhe në mënyrë të ligjshme, vetëm pse nuk kemi profesionistë që të respektohen licencat. BSH ka përgjegjësinë kryesore, sepse shumica e kredimarrësve mund të kenë qenë edhe të papunë, edhe kredimarrës të këqij. Këto shoqëri mikrofinanciare, pa bërë një analizë risku, që të shikojë të ardhurat,  këtu fillon problemi fillestar, që e kanë me detyrim ligjor dhe me udhëzim të BSH, që bëhet një analizë risku i kredimarrësit. Këto duhen shfarosur me ligj, nuk duhet të ekzistojnë më, sepse po u marrin shpirtin qytetarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy