
Monica Belluci u rikthehet pasarelave. Aktorja e njohur me origjinë italiane ka sfiluar për “Dolce & Gabbana”-n.
Ajo ka hapur sfilatën, e veshur me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë.
“Sfilata e saj e fundit për ne ka qenë në vitin 1992. Si ia bëmë për ta bindur? Mjaftoi një telefonatë”, tha Stefano Gabbana.
Ylli i filmit “Malena” nuk ka qenë e vetmja surprizë e kësaj sfilate. Pas saj në pasarelë u shfaqën edhe modelet veterane Marpessa e Naomi Campbell.



