
Një studim i ri zbulon se vaksinat e prodhuara nga Moderna dhe partneriteti Pfizer-BioNTech duket të jenë 90% efektive në parandalimin e infeksionit Covid-19 në një mjedis në botën reale.
Studimi është botuar sot në "Raportin Javor të Morbiditetit dhe Mortalitetit", një revistë elektronike e botuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.
Studimi ndoqi gati 4,000 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe punonjës të tjerë thelbësore në tetë vende të SHBA-ve ndërsa vaksinat e para Covid nisën të përhapeshin fillimisht në dhjetor. Pjesëmarrësit u testuan çdo javë në mënyrë që të regjistroheshin të gjitha rastet e riinfektimit me Covid, madje edhe ato asimptomatike, shkruan Statnews.
Në periudhën nga 14 dhjetor 2020, deri më 13 Mars 2021, gati 75% e punëtorëve në grup morën të paktën një dozë të njërës prej vaksinave me teknologjinë mARN.
Efektiviteti i vaksinës pas dy dozave ishte 90%, afërsisht në përputhje me 95% dhe 94% që vaksinat Pfizer dhe Moderna treguan në provat klinike që mbështesnin autorizimet e tyre për përdorim urgjent.



