Bota e krimit 2021/ Lala: Shqipëria është kthyer në një bazë përpunimi të drogave të forta

Bota e krimit 2021/ Lala: Shqipëria është kthyer në një bazë përpunimi të drogave të forta

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, tha sot në emisonin “Të paekspozuarit’ te gazetari Ylli Rakipi, në MCN TV, se nga të gjitha ngjarjet e botës së krimit në vend, Shqipëria ka treguar se tashmë ka primatin e një vendi të kthyer në bazë të përpunimit të drograve të forta.

Sipas saj, bota e krimit ka shfrytëzuar institucionet ligjzbatuese të cilat janë të dobëta për të pasur forcën e hetimit kundrejt tyre.

“Shqipëria është kthyer në një vend tranzit, e kam thënë edhe më herët Shqipëria është kthyer gjithashtu si një bazë përpunimi i të drogave të forta, sepse këtu duke qenë institucionet ligj zbatuese të dobëta, për të mos pasur mundësi për ti hetuar sic duhet, ose dhe duke mbyllur një sy nga ana e institucioneve. Padyshim se mënyra më e shpeshtë e trafikimit të sasive të kokainës, është përmes importit të bananeve, padyshim ka pasut ngarkesa pafund qe janë kapur, p.sh., ka pasur disa ngarkesa atë kapura radhazi të kompanisë “Alba exotic fruit” brenda harkut kohor të re muajve, u kapën sasi të konsiderueshme, pastaj sasia e drogës së kapur të zëvendësuar në Pire, në kompani të babait të Arbër Çekaj, i konsideruar nga autoritetet ndërkombëtare, si peshku i madh i kokainës, për sa kohë 613 kg i tij ishte më i madhi i kapur në Ballkan, jo vetëm në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy