
Dhjetëra gra afgane janë përfshirë në një protestë e cila po zhvillohet në internet kundër një ligji të ri i cili i ndalon që të dëgjohen zërat e tyre në publik.
Qoftë brenda apo jashtë vendit, ato filmojnë veten duke kënduar dhe më pas i postojnë videot në rrjetet sociale, me mbishkrime “Zëri im nuk është i ndaluar” dhe “Jo talebanëve”.
Një grua brenda Afganistanit ndau një video për Femena, duke kënduar: “Më keni heshtur zërin deri në njoftimin e dytë. Më keni burgosur në shtëpinë time për krimin e të qenit grua”.
Qeveria talebane njoftoi javën e kaluar shpalljen e një ligji për “Promovimin e virtytit dhe parandalimin e veseve”, i cili përbëhet nga 35 nene me një sërë detyrimesh dhe ndalimesh për gratë, përfshirë të drejtën për të kënduar ose recituar poezi në publik.
Si përgjigje, gratë afgane filluan protestën e tyre në mediat sociale.
“Kur një grua e rritur duhet të largohet nga shtëpia për nevoja, ajo duhet të mbulojë fytyrën, trupin dhe zërin”, parashikon ligji.
Në një nga videot, që besohet se është filmuar në Afganistan, një grua këndon e veshur me të zeza nga koka te këmbët, me një vello të gjatë që mbulon fytyrën.
Më heshtët për vitet që do të vijnë, më burgosët në shtëpinë time për krimin e vetëm e të qenit grua.
Grupet aktiviste kanë postuar video në të cilat shihen me grushta të ngritura ose duke grisur fotot e liderit suprem të talebanëve, Emir Hibatullah Akhundzada, i cili sundon Afganistanin me dekret nga bastioni i tij i Kandaharit.
A woman from inside Afghanistan shared a video with Femena, singing: "You have silenced my voice until further notice. You have imprisoned me in my home for the crime of being a woman." pic.twitter.com/dCys3yR0ud
— FEMENA (@FemenaNet) August 26, 2024



