Ishte dënuar me 10 vite burg, policia arreston në Borsh 51-vjeçarin nga Tirana

Ishte dënuar me 10 vite burg, policia arreston në Borsh 51-vjeçarin nga Tirana

Një shtetas i cili ishte dënuar me 10 vite burg për veprën penale të mashtrimit është arrestuar pas një operacion të policisë kufitare në Borsh.

Strukturat Policore të Stacionit të Policisë Kufitare Borsh në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit, kanë kapur e ndaluar në fshatin Lukovë, Himarë, shtetasin e shpallur në kërkim Artan Muça, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur ka rezultuar shtetas i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale ”Mashtrimi”, të parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Shtetasi do të shoqërohet pranë ambienteve të DVP.Tiranë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy