Tomorri: Paketa e qeverisë plot pikëpyetje, mbeten jashtë një numër i madh punonjësish (VIDEO)

Tomorri: Paketa e qeverisë plot pikëpyetje, mbeten jashtë një numër i madh punonjësish (VIDEO)

Për gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri, paketa financiare me të cilën qeveria synon të ndihmojë bizneset dhe qytetarët në situatën e vështirë që ka krijuar koronavirusi është e paqartë. Në një bisedë në studion e lajmeve në TvT, Tomorri tha se skema lë tërësisht jashtë punonjësit e bizneseve të mëdha.

Është parashikuar paga minimale 26 mijë lekë në muaj për punonjësit e bizneseve të vogla, por brenda paketës mbeten të panjohura sa është numri i punonjësve dhe bizneseve që përfitojnë. Ndërkohë ka pikëpyetje se si do të asistohen punonjësit e biznesve të mëdha që mund të kenë humbur punën. Nuk ka parashikim nga qeveria, duket sikur janë lënë pasdore. Kufiri 140 milionë lekë të vjetra xhiro nuk është kufi i madh. Kamarierët e një lokali të njohur ose hoteli, biznes i madh, mbeten jashtë kësaj skeme”, tha ai.

Tomorri tha se paqartësi ka edhe për pagesën e taksave.

Punonjësit që nuk janë në punë dhe nuk preken nga paketa të mos paguajnë taksa. Si mund të paguhen taksa kur nuk siguron të ardhura. Mbeten të paqarta dhe do të shohim si vijon. Me kaq sa thuhet rrezikon të mbetet jashtë një numër i madh punonjësish”, tha ai.

Tomorri shprehur rezerva për përdorimin e fondit të garancisë sovrane nga bizneset, në një situatë që ende mbetet e paqartë.

Akti normativ ka pak ditë që është miratuar. Nuk besoj se bizneset i kanë bërë procedurat ende. Por pikëpyetja është a do të ketë biznese që e përdorin këtë fond. Është e qartë që nuk ka  biznes që shkon në bankë për të marrë kredi për pagat, kur nuk mund t’i çojë punonjësit në punë. Këta punonjës nuk mund të lihen në mëshirë të fatit”, tha ai.

Emetimin e prerjeve të reja nga ana e BSH në këtë situatë, Tomorri e sheh si një risk për ekonominë.

Mendoj që emetimi i parave nga BSH do të ishte një risk shumë i madh për ekonominë, veçanërisht për Shqipërinë. Nëse banka do të emetonte sasi të mëdha parash për t’i hedhur në treg, ekziston mundësia e inflacionit. Nëse hyjmë në spiralen e inflacionit, historia ka treguar se ekonomia kalon në fazë agonie. Humbet besimi te monedha kombëtare dhe monedha vendase. Do të ishte një agoni që zgjat me dekada. Nuk do të ishte recetë e mençur”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy