Problemet nga TikTok-u / Çelmeta: Një përfaqësues i kompanisë vjen në Shqipëri, do diskutohet me Ballën për të gjetur një zgjidhje

Problemet nga TikTok-u / Çelmeta: Një përfaqësues i kompanisë vjen në Shqipëri, do diskutohet me Ballën për të gjetur një zgjidhje

Një përfaqësues i kompanisë TikTok pritet të mbërrijë këto ditë në Shqipëri, ku do të ketë një takim me ministrin Balla, për të gjetur një zgjidhje për të frenuar, dhunën, shantazhet, dhe kërcënimet në këtë rrjet social.

Lajmi bëhet me dije nga gazetari Igli Çelmeta në një intervistë në emisionin “Fact Check”. 

Nga informacionet që unë kam një përfaqësues i kompanisë së TikTok-ut këto ditë do vijë në vendin tonë dhe do takojë ministrin e Brendshëm Taulant Balla, për të gjetur një zgjidhje. Por mendoj se është e vështirë sepse s’mund ta kontrollosh dot TikTok-un. Nuk e kontrollon dot sepse aty nuk regjistrohesh me kartë identiteti dhe pasaportë, ti aty mund të hapësh një llogari me adresë false. Nga ajo që shoh në TikTok aty është një lemeri e vërtetë. Aty çfarë nuk ka! Sheh edhe duke pirë kokainë live, duke u ofenduar, duke kërcënuar njëri-tjetrin, sidomos të rinjtë. Një ditë më parë pashë një gjyshe që mësonte nipin 8-9 vjeç që e mësonte të fliste fjalë të pista”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy