Orban del sërish nga linja e BE: Gati të paguajmë gazin rus në rubla!

Orban del sërish nga linja e BE: Gati të paguajmë gazin rus në rubla!

Hungaria tha të mërkurën se ishte e përgatitur që ta paguante në monedhën rubla gazin rus. Ky qëndrim i qeverisë së Viktor Orbanit thyen sërish linjën zyrtare të vendeve të BE-së. Brukseli ka kërkuar një front të bashkuar në union për të kundërshtuar kërkesën e Moskës në monedhën e saj.

“Hungaria do të paguajë për dërgesat në rubla nëse Rusia e kërkon këtë”, tha kryeministri Viktor Orban në një konferencë për media të mbajtur sot.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Evropën se rrezikon të ndërpresë furnizimin me gaz nëse nuk paguan në rubla. Kjo konsiderohet si lëvizje hakmarrëse e Kremlinit pas sanskioneve të vendosura nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy