Haxhimali: Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë, jolegjitim. Tregon që janë militantë partie (VIDEO)

Haxhimali: Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë, jolegjitim. Tregon që janë militantë partie (VIDEO)

Agron Haxhimali, drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se takimi që zhvilloi ditën e djeshme kryeministri Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë është krejtësisht jolegjitim dhe tregon se punonjësit e kësaj administrate janë militant partie.

Sipas Haxhimalit, gjuha e përdorur nga Rama nuk i shërben qasjes institucionale dhe kushtetuese.

Është në vazhdën e të bërit politikë krejtësisht j legjitime në fushën e qeverisjes vendore. Kryeministri është legjitim, të bëjë punën e vet çfarë i cakton ligji dhe Kushtetuta për atë që është zgjedhur.

Vizitat në bashkim mbledhjet e administratës është shkelje flagrante e ligjit. Nuk e ka kryeministri legjitimitetin të bëjë mbledhje me punonjësit e bashkisë. Mbledhje me administratën e bashkisë bëjnë zyrtarët vendorë . Ajo e djeshmja i vuri kapak një fakti tronditës. Administrata publike  e Bashkisë Tiranë dje , përfshirë dhe forcat e sigurisë, shërbimet zjarrfikëse apo çfarë ishin dëshmoi që ishin një administratë jo publike, jo administratë që zbaton ligjin dhe kodin e punës, jo administratë e rekrutuar me ligjin e shërbimit civil, por janë punonjës që vijnë nga radhët e PS-së. Është skandal që ata njerëz t’i thuash janë punonjës të bashkisë, janë thjesht militantë partie.

Të dyja palët dhe roli i administratës politike lë shumë për të dëshiruar, por të mos harrojmë një gjë, nëse kryeministri duhet dënuar për këtë çështje dhe administrata është në faj shumë, por mos harroni që presioni, frika që të largojmë nga puna mund t’i detyrojë ata të shkojnë, megjithëse nuk legjitimohet

Gjuha e Ramës nuk i shërben qasjes institucionale dhe kushtetuese. Nuk i shërben gjuhës që një kryeministër duhet të flasë në institucionet e pavarura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy