Vetëm në tre muajt e fundit numri i lejeve të ndërtimit është rritur me 34.2% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, këtë herë në vend të parë renditet Durrësi, me një dyfishim të numrit. Ndërsa nga janari deri në shtator për ndërtimet e reja buxheti kap shifrën e 625 mln euro.



