
Kënaqësia më e madhe që ka Gresa Gjoreca si artiste është kur publikon projekte të reja.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Gresa rrëfeu kur nisi të këndojë për herë të parë dhe se kush kanë qenë mbështetësit e saj më të mëdhenj.
Gresa tregoi gjithashtu se sekretet e saj ajo nuk ia ka treguar mamit, apo një shoqeje, por babit.
Kjo është kënaqësia më e madhe kur nxjerr projekte të reja. Pjesa e live plotëson dëshirën që të jesh afër njerëzve që duan atë që ti bën. Kam 20 vite që merrem me këtë gjë.
Kam nisur të këndoj live rreth moshë 16-17 vjeç. 5 vjeç kam kënduar këngën e parë.
Ka qenë ‘Pol position’, një garë që kishte brenda aktrimin, këngën dhe baletin dhe ishte një ndër kompeticionet që mosha im e kujton, ishte tip ‘Amici’, kam kaluar muajt më të bukur. E fitova atë kompeticion dhe ka qenë trampolina ime e parë dhe shumë e fuqishme. Edhe me meritokraci mund të ecësh dhe fitosh.
Kam pasur grupin tim, kam qenë një nga vokalistet e para rock.
I dashuri im ka qenë babi im. Në moshë të vogël më përcillte mami, pasi lindën binjakët, babi filloi të merreshin me mua. Ka ndenjur me mua deri në 0300 të mëngjesit. Më vinte më merrte, njerëzit bëheshin kurioz. Babi ishte tullac dhe atëherë ishte koha e tullacëve. Babi nuk vinte te pjesa e live, ka qenë fanatik, edhe pse më ka rritur si çun.
Babit i kam treguar sekretet e mia.



