Dy luftanije të NATO-s ankorohen në Portin e Durrësit për stërvitje me trupat detare

Dy luftanije të NATO-s ankorohen në Portin e Durrësit për stërvitje me trupat detare

Dy anije luftarake të NATO-s janë ankoruar në portin e Durrësit. Dy nga anijet e reagimit të Shpejtë të NATO-s në Mesdhe kanë mbërritur  në brigjet shqiptare në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit në Aleancën e Veriut.

Dy luftanijet do të zhvillojnë edhe një stërvitje me trupat tona detare në Durrës.

Pas ankorimit në Durrës ka mbajtur fjalën Komandanti i Fregatës holandeze, Sjoerd Feenstra i cili ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes vendeve antare.

Në kuadër të 10 vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, jemi këtu për të vlerësuar kontributin tuaj. Në këtë kuadër do të zhvillojmë edhe një stërvitje të përbashkët. Theksoj se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve mes vendeve anëtare të aleancës! deklaroi Feenstra.

Luftanija holandeze dhe ajo kanadeze janë pjesë e  grupit të Anijeve të Gatshme të NATOS-s (Standing NATO Maritime Group 2 SNMG2.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy