Vendimi për Beketin, si ra premtimi i qeverisë për të mos paguar gjobën 120 mln euro? (VIDEO)

Vendimi për Beketin, si ra premtimi i qeverisë për të mos paguar gjobën 120 mln euro? (VIDEO)

Vendimi i arbitrazhit që e gjobiti Shqipërinë me 120 milionë euro për çështjen Becchetti erdhi në momentin më të papërshtatshëm për Edi Ramën, në kulmin e fushatës elektorale. Madje, skandali u thellua më tej kur MCN publikoi një investigim i cili përfshinte drejtpërdrejtë zyrtarët më të lartë të qeverisë në këtë çështje. I vënë në vështirësi, Edi Rama e gjeti rrugën e shpëtimit. Ai u premtoi publikisht shqiptarëve se gjoba nuk do të paguhej asnjëherë.

Ato 110 milionë nuk ka për t'i marrë kurrë. Ju them shqiptarëve, që kjo nuk ka mbaruar. Se si, nuk e them dot tani. Mbajeni këtu, ai do të paguajë një për një, dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Jam nga ata që kur them çfarë nuk do të lejojë të ndodhë, nuk e luan topi.

Rakipi: Si do ta bësh këtë?

Rama: Nuk e them dot këtu.

Rakipi: Ta kuptoj sikletin. Është shumë i madh sikleti. Nuk mbaje dot Becchetin siç mban shqiptarët. Përse Agaci i thotë, shko tek Kel Joti?

Rama: Është bisedë e nxjerrë nga konteksti.

Rakipi: Këto para t’i ka marrë Beçheti.

Rama: Ai do të marrë, aq sa mund të marrë ky televizioni nga fondi i CNN. Aq do të marrë edhe ai nga buxheti.

Me sa duket strategjia e kryeministrit funksionoi. Edi Rama i fitoi zgjedhjet dhe arriti të marrë mandatin e tretë si askush para tij. Por premtimi për të mos paguar Becchettin ka filluar të lëkundet. Biznesmeni italian ka nisur zyrtarisht ekzekutimin e gjobës duke bllokuar llogaritë e Shqipërisë në Albcontrol. Ndonëse institucionet shqiptare heshtin, prej javësh të ardhurat që Shqipëria duhet të përfitonte nga hapësira ajrore nuk vijnë më në llogarinë e Albcontrol, por shkojnë në llogarinë e sekuestruar nga Francesco Beccheti. Ndonëse qeveria ka kërkuar sërish zhbllokimin e llogarisë, tashmë hapësira ajrore e vendit prodhon para për Becchettin dhe jo më për Shqipërinë. Dhe bëhet fjalë për 2 milionë euro çdo muaj, të cilat kryeministri u zotua se nuk do të paguheshin asnjëherë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy