LSI i kujton Ramës ’97-n: E kemi parë çfarë pushteti gëzojnë ata që vjedhin votën

LSI i kujton Ramës ’97-n: E kemi parë çfarë pushteti gëzojnë ata që vjedhin votën

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, doli në prononcim për mediat, për t’iu kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Rama paraditen e sotme në Vorë, në lidhje me regjistrimin e pronave në hipotekë.

Gjatë një takimi me elektoratin e Vorës, Rama u shpreh se të paktën 3 mijë familje në këtë zonë nuk kanë mundur të regjistrojnë pronën e tyre, pasi në hipotekë u kërkohen para apo vota.

 Në reagimin e tij, Luan Rama e quajti këtë deklaratë hipokrizi, ndërsa akuzoi Ramën se në zgjedhjet locale të viti 2015 ka bashkëpunuar me PD-në për t’i dhënë mundësinë të fitojë në këtë zonë.

“Ai tha se në gjithë bashkinë e Vorës janë 3 mijë familje që nuk kanë mundur të regjistrojnë pronat në hipotekë. 80 për qind të qarqeve dhe bashkisë së Tiranës e ka Rilindja. I ftoj qytetarët të marrin aktet e pronësisë meqë tani e ka vetë Rilindja këtë pjesë të tepsisë.  

Me hipokrizi, ai ka marrë pjesë me disa veprimtari në zgjedhjet e Bashkisë së Vorës. Edhe në Vorë paska bërë të njëjtin pazar si në bashki të tjera”, tha ai.

Numri dy i LSI-së tha se partia e tij ka dhënë kontribut në arritjen e reformës në drejtësi, ndërsa Ramën e akuzoi për përpjekje për ta bërë këtë reformë siç i vinte për shtat atij.

“Kryetari gjunjëkëputur tha se LSI-ja ka ndihmuar vetëm me votat e saj për reformat dhe nuk ka bërë asgjë tjetër. Më lejoni të kujtoj reformën në drjetësi. Ne nuk e lejuam ta bënte siç e kishte ideuar ai, që të shërbente që edhe ky pushtet i pavarur të bëhej aneks i Rilindjes.  Kontributi pozitiv i LSI-së bëri që reforma në drejtësi të miratohej me 140 vota në Parlament. Ju i keni të gjitha të regjistruara, tregojuni shqiptarëve se  kush është gënjeshtari dhe hipokriti. Ka një problem kreu i Rilindjes, që e ka shfaqur sa herë kemi bërë takime për koalicionin. Problemet në raport me Rilindjen se ato me PS i ka mbyllur përfundimisht. Më 25 qershor qytetarët do të ndëshkojnë me votë këtë klloun të politikës, atë që e mbushi Parlamentin me banditë dhe të korruptuar”, tha ai.

Në fund, Luan Rama përmendi edhe trazirat e vitit 1997, duke iu referuar atyre si pasoja e përpjekjes për të marrë votat me anë të strukturave shtetërore. Duke iu referuar një deklarate të Ramës dy ditë më parë, për të cilën ai kërkoi falje publikisht, nënkryetari i LSI-së tha se përpjekje të ngjashme në vitin 1996 prodhuan trazirat e 1997-s.

“Çfarë kuptimi ka kur kryeministri i fton policët të marrin vota për Rilindjen. Ka ndodhur në 1996, kur  Ushtria dhe SHIK-u u përdorën për të marrë vota dhe e pamë se çfarë pushteti marrin ata që e rrëmbejnë votën. Të gjithë e mbajmë mend se çfarë fati pësojnë ata që e ndërtojnë marrëdhënien me pushtetin mbi pushtetin e votës së vjedhur apo votës së marrë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy