
Harvey Weinstein është dorëzuar sot në policinë e Nju-Jorkut, ku u vu në pranga për akuzën e përdhunimit dhe ngacmimit seksual.
Prokurorët në Manhatan do të ngrenë ndaj tij akuzat për përdhunim, ndërsa ai pritet të dalë para gjykatës po sot. Producenti i Hollivudit u paraqit në polici, ndërsa një numër i madh gazetarësh dhe reporterësh ndiqnin mbërritjen e tij, kësaj here krejt ndryshe nga ato mbi tapetin e kuq.
Weinstein është akuzuar nga disa aktore të Hollivudit për përdhunim dhe ngacmim seksual, por i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale pa konsensus dyalësh.
Ndaj tij pritet të caktohet një garanci prej 2 milionë dollarësh. Ndërkohë, ai është nën hetim për ngacmime të tjera seksuale në Londër dhe Los Angeles.
Akuzat ndaj tij nisën në fund të vitit të kaluar dhe me kalimin e muajve u shndërruan në lëvizjen e fuqishme #MeToo.



