
Idriz Korro, banor në qytetin e Durrësit apelon për ndihmë, si pasojë e vështirësive ekonomike në të cilat ndodhet. Ai thotë për MCN se bashkëshortja e sëmurë ka nevojë për një aparaturë oksigjeni, ndërsa autoritetet shtetërore nuk i japin asnjë ndihmë edhe pse është invalid.



