Sulm kamikaz në një qendër mësimore, të paktën 18 të vdekur në Kabul

Sulm kamikaz në një qendër mësimore, të paktën 18 të vdekur në Kabul

Të paktën 18 njerëz kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur pas një sulmi kamikaz në një qendër mësimore në kryeqytetin e Kabulit në Afganistan.

Shpërthimi në ndërtesën privatë që ofron kurse për studentët në arsim të lartë ndodhi këtë pasdite, njofton Ministria e Brendshme e Afganistanit. Ajo ndodhet në mjedisin e komunitetit mysliminan të përbërë kryesisht me shi dhe pret me qindra të interesuar.

Sipas BBC shumë persona janë dërguar në spital, ndaj frika është që në orët në vijim numri i të vdekurve të rritet.

Grupi i Shtetit Islamik mori përsipër sulmin në rrjetet sociale, ndërkohë që nuk shfaqën asnjë provë, ndërsa talebanët mohuan të kishin lidhje me një ngjarje të tillë, që kryesisht u mori jetën të rinjve.

‘Një kamikaz donte të hynte në qendrën tonë mësimore,’- tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Tariq Arian në një deklaratë. Zëdhënësi shtoi se ‘autori i këtij sulmi u identifikua nga rojet e sigurisë për më pas ai shpërtheu bombën’.

Një banor i zonës, Ali Reza, i tha AFP se të vrarët dhe të plagosurit ishin studentë që prisnin të hynin në objekt. "Unë isha duke qëndruar rreth 100 metra nga qendra kur një shpërthim i madh më rrëzoi në tokë,"- tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy