
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.
Gjatë ditës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, shoqëruar më shtrëngata në qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 23 °C
në vendet e ulëta: 14 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 18 °C



