Epidemia e Covid-19 nuk i ka ndaluar komunistët rusë që të festojnë 150-vjetorin e lindjes së Leninit.
Me fytyrat e tyre të mbuluara me maska dhe flamurin e kuq në dorë, disa anëtarë të Partisë Komuniste Ruse vendosën lule sot në mauzoleumin e Leninit në Sheshin e Kuq në Moskë.
Njoftimi u bë nga agjensia “Interfax” dhe media të tjera ruse.
Mauzoleumi i Leninit dhe nekropoli nën muret e Kremlinit janë mbyllur për publikun që nga mesi i marsit, por autoritetet ruse theksuan se komunistët u lejuan të festojnë ngjarjen duke respektuar distancën e sigurisë midis një individi dhe një tjetri.



