Ditë e veçantë për Cristiano Ronaldo, mbush sot 36 vjeç

Ditë e veçantë për Cristiano Ronaldo, mbush sot 36 vjeç

Çfarë mund të dëshirosh më shumë për dikë që ka fituar 5 Champions League, po kaq "Topa të Artë", 4 Botërorë për Klube, 7 tituj kampion të fituar në 3 ligat më të rëndësishme europiane (Premier League, La Liga dhe Seria A …), ka shënuar 762 gola në karrierë, duke u përfshirë mes futbollistëve rekordmenë Pelé, Bican dhe Romario.

Po flasim për Cristiano Ronadon i cili sot mbush 36 vjeç. Fjalët për arritjet e CR7 nuk mbarojnë kurrë. Sigurisht që ai ndihet shumë më i ri se 36 vjeç dhe tashmë po bisedon me Juventusin për të zgjatur kontratën.

Urimet më të shumta ndoshta janë ato që vijnë nga Spanja, me “AS”, i cili analizon dy sezonet e fundit të Realit pa portugezin në organikë: “Los blancos” kanë shënuar (në dy sezonet e fundit) në total 175 gola, ndërsa në dy të mëparshmit, me CR7, (2016 -2017 dhe 2017-2018), arritën shifrën 300 gola (173 + 127).

Në dy sezone e gjysmë me Juventusin, Cristiano ka shënuar 87 gola. Në të parin, ai arriti ta çonte topin në rrjetë 28 herë, të dytin e mbylli me 37 finalizime.

Në aktualin, në gjysmë të rrugës, ka shënuar 22 herë. Me pak fjalë, Ronaldo thjesht duhet të mbajë këtë ritëm.

Ndoshta mund të fitojë një tjetër “Top të Artë” (për të arritur Messin) ose një tjetër Champions League, për t’u bërë i vetmi, bashkë me Genton (Real Madrid), që e fiton 6 herë trofeun me "veshë të mëdhenj". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy