Ndryshimet rrënjësore që po pëson familja/ Rritet trendi i “nënave të virgjëra”

Ndryshimet rrënjësore që po pëson familja/ Rritet trendi i “nënave të virgjëra”

Një “modë” e re po përhapet vitet e fundit sa i përket krijimit të familjeve. Vajza të reja, te të 25-at, të cilat nuk kanë pasur kurrë kontakte seksuale dhe ndihen të gatshme për t’u bërë nëna, po i nënshtrohen fertilizimit artificial për të sjellë në jetë fëmijë.

Mjekët britanikë thonë se “nënat e virgjëra” janë heteroseksuale dhe thonë se nuk kanë kohë të presin për “njeriun e duhur”.

Ato kanë stabilitet financiar dhe preferojnë t’i rrisin vetë fëmijët.

Një studim i kryer në vitin 2013, tregoi se një në 200 gra në SHBA ka mbetur shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale. 31% e këtyre grave thanë se kishin zgjedhur vetë të mos angazhoheshin në raporte seksuale. Ndërsa 28% e prindërve të tyre treguan se nuk kishin folur rrallë ose asnjëherë për seksin dhe metodat kontraceptive me vajzat e tyre.

Edhe Papa Françesku në vizitën e tij të fundit në SHBA foli për “ndryshime të paprecedenta” që po ndodhin në strukturën e familjes. Ai u shpreh se rritja e konsumizmit po i bën njerëzit të besojnë më pak te njëri-tjetri.

“Biznesi nuk bëhet më në bazë të besimit. Nuk ka më marrëdhënie të gjata dhe të forta. Kultura e ditëve të sotme duket se po u mëson njerëzve të mos lidhen fort apo t’i besojnë për një kohë të gjatë dikujt tjetër”, tha Papa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy