Policia: Ka në qarkullim aparate për fotografimin e votës, po monitorojmë (FOTO)

Policia: Ka në qarkullim aparate për fotografimin e votës, po monitorojmë (FOTO)

Policia e Shtetit njoftoi dje për një aparat të posaçëm për fotografimin e votës, i cili është në posedim të elementëve të caktuar. Sipas policisë, po mbahen nën mbikëqyrje element me tendencë blerjen e votës, ndërsa paralajmëron qytetarët që kanë rënë pre e shitblerjes së votës të hqein dorë nga ky aktivitet në shkelje të ligjit.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit disponon informacion te mjaftueshem se elemente te caktuar kane ne perdorim dhe shperndare aparate (si ne foto), me te cilat do te tentojne te fotografojne voten si deshmi per voten e blere.

Policia e Shtetit thekson se do te jete shume e ashper per ndeshkimin e çdo krimi elektoral dhe ka marre te gjitha masat per t'ju pergjigjur ne kohe çdo eventualiteti.

Nen mbikqyrje po mbahen elemente me tendece blerjen e votes, ne procesin e 25 Qershorit.

Nga ana tjeter, Policia e Shtetit paralajmeron çdo qytetar qe ka rene pre e tentatives per shit-blerjen e votes te heqe dore ne kohe nga ky aktivitet kriminal, pasi do te perballet me forcen e ligjit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur per te garantuar, ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine dhe organet e tjera ligjzbatuese, nje proces zgjedhor te qete dhe te drejte.

Siç ka deshmuar edhe ditete e fundit ne goditjen e tentativave per shit-blerjen e votes, Policia do te intesifikoje luften kunder ketij fenomeni per te mos deformuar vullnetin e lire te qytetareve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy