Spahiu: Reciprociteti e vendos Kosovën në pozitë më dinjitoze. Vuçiç i shqetësuar se humb buxheti i Serbisë

Spahiu: Reciprociteti e vendos Kosovën në pozitë më dinjitoze. Vuçiç i shqetësuar se humb buxheti i Serbisë

Analisti Nexhmedin Spahiu, komenton vendimin i cili hyn në fuqi në 1 gusht për nisjen e reciprocitetit, ku shtetasit serbë nuk futen dot në Kosovë me dokumentet e tyre.

I pyetur se si është situata në kufi dhe nëse ka shtim të efektivëve, përballë reagimeve të dy ditëve të fundit me fletushka kundër dhe hartën e Kosovës me flamurin serb, ai tha se mendon se ka prani të shtuar, por shprehu bindjen se nuk beson se do të ketë ndonjë incident të natyrës më të madhe.

Reciprociteti ka zgjuar pakënaqësi, se është fyerje për gjithë ata që pretendojnë se Kosova është pjesë e Serbisë, kur me dokumentet e Serbisë nuk futesh dot në Kosovë. Do futet një masë që shteti serb e ka aplikuar për qytetarët e Kosovës.

Përmes marrëveshjes në Bruksel është lejuar që të futen dhe në kufi do kenë një letër, që do të jetë qëndrim i përkohshëm. Ndërkohë që serbët janë futur në Kosovë thjesht me dokumente serbe.

Qeveria Kurti ka vendosur të bëjë reciprocitet ku serbët që duan të futen në Kosovë, nuk do iu quhet e vlefshme letërnjoftimi apo pasaporta, po do iu jepet një copë letër që do jenë me simbole të Kosovës.

Është një gjë e panevojshme, e shkaktuar nga qeveria serbe, e cila nuk dëshiron që asnjë simbol i Kosovës të ekzistojë në shtetin dhe institucionet serbe. Që kur të shkosh në hotel për shembull, do të dorëzosh atë copë letër në kufi. Kjo do bëhet edhe për qytetarët serb.

Vendimi më i rëndësishëm ka të bëjë me tabelat e makinave, ku deri tani pjesëtarët e komunitetit serb kanë regjistruar makinat në Serbi, por me targa që mbajnë iniciale të Kosovës.

Është njëlloj sikur qytetarët e Shkodrës, në Podgoricë të regjistronin makinën por të ishin me targë SHK dhe simbole të Malit të Zi dhe gjithë pagesat për sigurim dhe detyrim ti paguheshin Malit të Zi, ndërkohë që gjithë kohës do qëndrojnë në Shkodër.

Kjo mund të ndodhte nëse shteti shqiptar do e lejonte dhe nëse qytetarët do kishin interes se regjistrimi i makinave në Podgoricë me targat e Shkodrës, do kushtonin më lirë.

Këtë gjë shteti shqiptar nuk e lejon dhe këtë masë e ka marrë dhe Kosova. Makinat që kanë targa të Kosovës dhe janë regjistruar në Serbi, nuk do të lejohen më në Kosovë.

Teksa nga nesër fillon regjistrimi i veturave që posedojnë targa ilegale që të kthehen në targa RKS, i pyetur nëse ky rregull i vendosu nga Kryeministri Albin Kurti, bie ndesh me regjimin e ri të lëvizjes me të cilin kanë rënë dakord liderët rajonalë në Ballkanin e Hapur, Spahiu pohoi duke thënë se bie ndesh, por se një gjë të tillë e bën edhe Serbia dhe se është vetëm masë reciproke.

Kosova nuk po insiston në këtë. Qeveria e Kosovës ka insistuar që të ketë një qarkullim të lirshëm me dokumentet e Kosovës në Serbi dhe anasjelltas. Në kuptimin e principeve të Open Ballkan, Kosova është pro, Serbia është kundër.

Vuçiç është shqetësuar se buxheti i Serbisë humb një shumë të konsiderueshme, në vend që makinat që qarkullojnë në Kosovë dhe janë në pronësi të serbëve të Kosovës, në vend ti paguajnë para buxhetit të Serbisë, do i paguajnë në Kosovë.

Për Open Balkan lidhur me letërnjoftimet, do krijohen dyfish më shumë tollovi, sa të bëhen shënimet e emrave të pasagjerëve. Do të marrë shumë kohë, por kjo gjë ka ndodhur me qytetarët e Kosovë deri tani kur kanë kaluar më territorin serb.

Nuk jam për këtë lloj reciprociteti, po humbim kohë kur ekziston mundësia e presionit të perëndimit që Serbia të njohë Kosovën.

Qeveria e Kosovës në vend të përqendrohet këtu po merr këto masa që shpenzojnë energji, kohë. Se Vuçiç mund të thotë se ne po duam të bëjmë marrëveshje të paqes, kurse këta po marrin veprime që agravojnë situatën.

Ka vend dhe hapësirë të kritikohet kjo punë, por vendosja e këtij reciprociteti e vendos Kosovën në pozitë më dinjitoze sa ishte tani.

Ndërsa Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, është ankuar se Serbia “nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot”, ndërsa ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjen e dokumenteve të udhëtimit, i cili do të fillojë të zbatohet nga nesër duke e cilësuar si “plan ferri”, analisti tha se nëse është plan ferri ai e zbaton prej vitesh qysh kur është në pushtet.

Kjo duhet të ishte vetë kritikë edhe  e vetë Presidentit Vuçiç se ai është i pari që po e zbaton planin e ferrit dhe e ka zbatuar në vijimësi.

Reagimi i tij më tepër i drejtohet opinionit të brendshëm, për të thënë se kemi probleme jashtë dhe se vëllezërit tanë në Kosovë po vuajnë nga terrori sundimi i Albin Kurtit, ky është qëllimi i fjalimeve të tilla.

Ndërsa Kurti deklaroi në një konferencë tha se po punon që nesër gjithçka të shkojë qetë dhe siç duhet, por në fakt nuk e ka komentuar deklaratën e Vuçiç, Spahiu deklaroi se kjo gjë do realizohet në të kundërt në pikat kufitare, Serbia do duhet të fusë ushtrinë ose policinë e vetë që të pamundësojë që policia e Kosovës të kërkojë procedurat e saj për tabelat dhe letërnjoftimet.

Nëse Vuçiç do ketë një plan të tillë, nuk besoj se do e bëj se do bjerë ndesh me rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Më tepër është një lloj vajtimi për të mbajtur opinionin e brendshëm.

Teksa Beogradi deklaron nisjen e Asociacionit të Komunave Serbe, çfarë mund të parashikohet, Spahia tha se ky është një lloj kërcënimi.

Ky është një kërcënim direkt që Vuçiç kërcënon ta bëjë, nuk di nëse do e marrë guximin që ta bëjë këtë. Por një gjë e tillë do të thoshte që serbët në Kosovë dhe institucionet e vëna në shërbim, pushteti lokal, të ngrënë krye dhe të bëjnë diçka të paligjshme gjë që do të sillte në marrjen e masave dhe do të sillte drejt një situate të re dhe të agravuar.

Vuçiç e mendon si një gjë për të shtyrë ose hequr qafe presionin që i bën perëndimi për të njohur Kosovën.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy