Parashikimi i Di Maios: Europa do të shkundet nga tërmeti politik i majit 2019

Parashikimi i Di Maios: Europa do të shkundet nga tërmeti politik i majit 2019

Bashkimi Europian duhet të përgatitet për një “tërmet politik” pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2019. Ky është paralajmërimi i zëvendëskryeministrit italian, Luigi Di Maio, i cili sheh si skenar të mundshëm pas zgjedhjeve europiane një situatë të ngjashme me atë që pasoi zgjedhjet e marsit në Itali.

Di Maio thotë se ajo që ndodhi në Itali pas zgjedhjeve të 4 marsit, të cilat sollën në pushtet koalicionin e pazakontë mes dy forcave antiestablishment, do të ndodhë në tërë Europën. Me zgjedhjet europiane që pritet të mbahen në maj të vitit 2019, “do të ketë një tërmet politik në nivel europian”, thotë Di Maio, i cili është lider i Lëvizjes 5 Yjet, dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Qeveria italiane dhe autoritetet e BE kanë qëndrime të kundërta janë në vështirësi rreth deficitit buxhetor të synuar nga Roma, në 2.4 përqind të PBB-së, një përqindje kjo që i tejkalon kufijtë e përcaktuar nga BE-ja.

Qeveria në Romë është e bindur se zgjedhjet e ardhshme europiane do të favorizojnë kundërshtarët e masave shtrënguese.

"Evropa e bankierëve, e bazuar në imigracionin masiv dhe pasigurinë ekonomike, vazhdon të kërcënojë dhe ofendojë italianët dhe qeverinë e tyre? Qetësohuni, brenda 6 muajve, 500 milionë votues do t'i heqin ata nga puna. Ne vazhdojmë përpara”, ka thënë aleati i Di Maios dhe ministër i Brendshëm, Matteo Salvini.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy