Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave

Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave

Shqipëria ka dalë nga lista gri e Moneyval për pastrimin e parave. 

Lajmi u bë sot me dije nga ministri Ervin Mete në konferencën me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën e Shqipërisë. 

Është marrë vendimi nga FATF, Task Forca për Veprimin Financiar, për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri, ashtu i njohur ndryshe si monitorim i shtuar.
Vendimi është marrë sot nga Asambleja Plenare e FATF dhe vjen si pasojë e progresit të shënuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve. Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit.

Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë”, tha ministri.

Shefja e misionit të FMN  në Shqipëri, Anke Weber, e konsideroi këtë një vendim të rëndësishëm.

Vendimi i fundit i FATF është një vendim i madh dhe i rëndësishëm për ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri. Tani është koha e duhur për të avancuar më tej drejt përmirësimit të mjedisit të biznesit për të ruajtur dhe zhvilluar kapitalin njerëzor dhe për të bërë përparim në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike”.

Kujtojmë që vendi ynë kishte hyrë në listën gri të Moneyval në shkurt të vitit 2020.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy