Fëmijët dhe interneti, 1 në 10 ka pasur një përvojë seksuale të padëshiruar online

Fëmijët dhe interneti, 1 në 10 ka pasur një përvojë seksuale të padëshiruar online

Gjatë përdorimit të internetit, fëmijët mund të hasen me situata të padëshiruara. Në Shqipëri, një në dhjetë fëmijë ka pasur një përvojë seksuale në internet. Numri i fëmijëve që hasen me situata të tilla mund të jetë i madh, pasi sipas një studimi të Unicef Albania, kryer në 2018-2019, mesatarisht më shumë se gjysma e fëmijëve kanë gjithnjë akses online.

Fëmijët janë të ekspozuar përballë përmbajtjeve të dëmshme online si imazhet e dhunës apo abuzimit (1 në 5 fëmijë), përmbajtje që flasin për dhunë fizike (17% e fëmijëve) apo përmbajtje që flasin për vetëvrasje (1 në 10 fëmijë). 1 në 5 fëmijë kanë qenë subjekt i mesazheve denigruese dhe të urrejtjes drejt tyre, që është gjithashtu një indikator i situatave të mundshme të bullizmit online. Më të ekspozuarit janë fëmijët e moshës mosha 15-17 vjeç. Në bazë të gjetjeve të studimit “Eksperiencat e fëmijëve në përdorimin e internetit në Shqipëri”, ata hyjnë në rrjet për herë të parë rreth moshës 8-9 vjeç.

Mënyra më e përhapur e aksesit është nëpërmjet smartfonëve, konkretisht 77% e 1 mijë fëmijëve të anketuar përdorin telefonin çdo ditë krahasuar me metodat e tjera të qasjes, me një mesatare prej 3 orësh në ditë. Ndër rrjetet sociale më të përdorura kryeson  Youtube me 72%, Instagrami me 58%, Facebooku me 50% dhe WhatsApp-i me 49%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy