
Nëse të gjithë do të jetonin sipas stilit të qytetarëve europianë, burimet natyrore globale do të shteronin që nesër dhe do të duheshin trefishi i tyre për të përmbushur kërkesat. Sipas një raporti të publikuar dje nga WWF dhe Global Footprint Network, njerëzve u duhet një Tokë 2.8 herë më e madhe për të plotësuar nevojat.
Raporti bazohet në konkluzionet e studimit të Ipbes-OKB mbi humbjen e biodiversitetit, i cili është publikuar pak orë para nisjes së Samitit të Sibiut, në Rumani, ku liderët e BE-së do të diskutojnë për ndryshimet klimatike dhe strategjitë e Unionit.
Studimi mbyllet me një sërë rekomandimesh, si ajo për një reformë agrikulturore të përbashkët që i rimburson fermerët që kontribuojnë më shumë për mjedisin dhe objektiva si ripërtëritja e plotë e natyrës në 2030 dhe qëndrimi i BE-së në lidhje me emisionet e karbonit brenda 2040.
WWF në fund të raportit bën thirrje për:



