
Tarifat doganore të vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump kanë nxjerrë në sipërfaqe një përplasje mes presidentes Vjosa Osmani dhe ministrave të qeverisë Kurti 2.
Kërkesa e presidentes Osmani që Qeveria e Kosovës të pezullojë tarifën doganore prej 10% për mallrat nga SHBA, nuk është pritur mirë nga disa zyrtarë të qeverisë, përfshirë ministrin e Financave në detyrë, Hekuran Murati, dhe këshilltarin për media të presidentes, Bekim Kupinën.
Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, në një analizë për “MCN Live”, e gjykon sjelljen e presidentes Osmani si jo serioze dhe jo patriotike, pasi kjo tarifë ka ekzistuar që nga viti 1999, dhe nuk ka kërkuar heqjen e saj.
Kjo tarifë ekziston që nga viti 1999,, dhe znj. Osmni ka katër vite presidente dhe 29 vite deputete dhe nuk i ra ndërmend njëherë që të heq këtë taksë dhe nuk e ka ngrit zërin që të hiqet dhe tani thotë se duhet të hiqet taksa ndaj produkteve të Amerikës.
Kjo është një sjellje skajshmërisht jo serioze dhe jo patriotike.
Në lidhje me ndikimin e kësaj takse, Spahiu sqaroi se tarifa 10% ndaj importeve amerikane nuk ka pasur ndonjë efekt negativ për Kosovën.
Kosova në fakt nuk është goditur me këtë taksë.
Presidenti Trump ka përdorur një formulë që ka vënë taksën ekzistuese në raport me bilancin tregtar, me atë vendin e caktuar, dhe në ato vende ku ka pasur bilanc pozitiv, ku më shumë kanë eksportuar sesa importuar ose që vëllimi ka qenë i barabartë e kanë lënë taksën ashtu siç ka qenë kurse në ato vende të cilat kanë pasur disbalancë ku më shumë ka importuar sesa eksportuar atëherë e ka rritur proporcionalisht taksën.
Me Kosovën, amerikanet më shumë ekspertojnë sesa importojnë nga Kosova dhe taksa ka ngelur 10% dhe kjo nuk është dashur të ngrihet fare si problem.
Nëse do duhej të bëhej një marrëveshje të hiqen taksat reciprokisht, mund të bëhej, por nuk ka se pse të bëhet në forme kritike kur kjo mund të bëhej që 26 vite.
Analisti Spahiu, konsideron se marrja shkas e debateve politike për taksen është një luftë e ndryrë politike.
Ai gjithashtu vëren se ky debat është ngritur vetëm për qëllime politike dhe që ka ekzistuar për 26 vjet, por nuk është trajtuar deri tani.
Kjo përplasje mes Kurti dhe Osmanit është mëse e dukshme. Osmani mbron vetëm interesat e promovimit personal të saj dhe këtë e shfrytëzon sa herë asaj i jepet mundësia, për ta paraqitur veten si pro amerikane dhe Kurti kundër amerikan.
Nuk i ka vënë Albin Kurti, por ato kanë ekzistuar që 26 vite, këtë nuk e ka bërë vetëm presidentja Osmani, e ka bërë edhe zv.kryministri Besnik Tahiri, edhe ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, por kjo nuk ka kuptim, është vetëm një luftë e ndyrë politike.



