
PD ndodhet në një moment delikat për një forcë politike që synon pushtetin, por që u kthye në betejën institucionale e përçarë, për shkak të vendimit të z. Basha për përjashtimin nga grupi të z. Berisha.
Këtë vendim Enno Bozdo nga studio e lajmeve në MCN TV e ka cilësuar si një vendimmarrje të pabazuar dhe të pandershme.
Bozdo tha se priste që Berisha ta bënte vetë hapin e parë, ndërsa theksoi se kundërshtari i tyre është Edi Rama dhe kjo që po ndodh tani në PD nuk i shkon për mbarë asnjërit prej tyre.
Unë do thoja se vendimi për përjashtimin e Berishës eshte nje ndër vendimmarrjet më të rëndësishme në PD, pasi në 30 vite Berisha ka qenë njeriu më i rëndësishëm aty dhe jo vetëm. Vendimmarrje politike nënkupton nënshkrimin e këtij vendimi. Sepse është një vendim siç u menaxhua në mënyrën më të keqe mund të çojë lehtë edhe në thyerje të PD, por nëse menaxhohej në mënyrën e duhur logjika e historisë do e çonte këshillin kombëtar në një drejtim të caktuar. Unë e prisja që Berisha ta bënte vetë hapin e parë. Mendoj se berisha ka qenë shumë afër kësaj situate dhe kjo mund të kolaudohej me një tërheqje të Berishës derisa çështja të zgjidhej. Dhe kjo do i jepte kohë palëve të vazhdonin përpara. Ne s’duhet të harrojmë se kundërshtarin e kemi para dhe ai quhet Edi Rama dhe kjo që po ndodh në PD tani është një vijë oksigjeni për të. Vendimmarrja ka qenë e pabazuar dhe e pandershme. S’mund të merret një vendim në çastet e fundit. E pandershme në raport me partine demokratike, Berishën, anëtarët dhe kundrejt vetë Enno Bozdo. Vendimi personal të Bashës ishte vendim i pakonsultuar. Dhe në fakt ja ku jemi sot mes një lufte të shpallur tashmë midis njeri dhe tjetrit edhe pse më vjen keq ta them se nuk i shkon mbarë asnjërit prej nesh. Tamburet e luftës janë duke rënë dhe siç e thash nuk i bëjnë nder aspak PD dhe aq më tepër nuk janë farë në interes të saj dhe shqiptarëve sepse mirë apo keq Partia Demokratike mbetet i vetmi instrument që ka Shqipëria sot për të rrëzuar Ramën.
I pyetur nëse ka vend për të ngritur pikëpyetje për një bashkëqeverisje PD-PS, Bozdo tha se këto janë skenarë të deklaruara shpesh, por sipas tij është mirë që plane të tilla as mos ti çojnë nëpër mend kush, jo më ti realizojnë.
Unë i kërkoj sot Bashës të bëj transparente bisedat me SHBA dhe nëse Berisha i ka provat se Basha bashkëpunon me Ramën ti tregojë sepse ai s’mund të jetë më kryetar i PD. Mendoj se në këtë kurth ku ka rënë PD, e vetmja gjë që mbetet është ndershmëria e të thënit të gjërave, sa i përket bashkëqeverisjes kam dëgjuar shpesh skenarë të tilla, por unë shpresoj shumë që një gjë e tillë të mos ti shkoj ndërmend askujt jo vetëm të mos e realizoj sepse do ishte fundi i karrierës politike. Bashkëqeverisja me Ramën do ishte fatalitet për vendin sepse opozita do ishte e çoroditur.



