Juncker: Italia meriton respekt, fati saj nuk varet nga tregjet financiare

Juncker: Italia meriton respekt, fati saj nuk varet nga tregjet financiare

Shefi ekzekutiv i Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker, tha të martën se e ardhmja e Italisë nuk mund të diktohet nga aksionet dhe tregjet financiare.

Këto reagime kanë ardhur pas deklaratave të një prej pjestarëve të ekipit të tij për trazirat politike në vend.

"Fati i Italisë nuk qëndron në duart e tregjeve financiare," tha Juncker në një deklaratë.

"Pavarësisht se cila parti politike mund të jetë në pushtet, Italia është një anëtar themelues i Bashkimit Evropian që ka kontribuar jashtëzakonisht në integrimin evropian", tha Juncker, duke shtuar se ai ishte i sigurtë "Italia do të vazhdojë në rrugën e saj evropiane", raporton Reuters.

"Komisioni Evropian është i gatshëm të punojë me Italinë me përgjegjësi dhe respekt të ndërsjellë. Italia meriton respekt", tha Juncker.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy