Amela Qemalja është një studente e muzikës, e cila së fundi u bë virale në rrjete sociale me surprizën që i bëri Rozana Radit në ‘BBvip”.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu eksperiencën e bukur dhe faktin se si u zgjodh ajo për këtë surprizë.
Unë me dy producentët e Rozanës sapo kisha mbyllur një material dhe isha aty në studio kur më erdhi surpriza aty dhe nuk e prisja. Surpriza erdhi nga Andeta, motra e Rozit, e cila kishte vendosur që të përzgjidhte disa këngë virale të Rozanës dhe ti mblidhte në një.
Kisha shumë emocione dhe kur mora ofertën jam hedhur të dy producentëve në qafë, Valter Beqo dhe Kledi Bahiti. Materialet i kemi përgatitur për dy ditë, impakti ishte shumë emocionues, Kur e pashë që edhe ajo po qante mu shtuan emocionet, isha gati edhe unë të qaja.
Impakti ishte mjaft i mirë, më kanë lumturuar komentet pozitive, thjesht nuk e prisja të shkonte kaq shumë virale.
Unë studion prej 12 vitesh në Lice për violinë, dhe pesë vite të fundit i janë kthyer edhe këngës, mendoj që në të ardhëm të bëhem këngëtare, kam 6 këngë në youtobe.



