Nuse me shkes/ Batuta e Ramës me të rinjtë në Laç: Nga eksperienca ime me Lulin, të këshilloj që …

Nuse me shkes/ Batuta e Ramës me të rinjtë në Laç: Nga eksperienca ime me Lulin, të këshilloj që …

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama që ka zhvilluar pasditen e sotme me të rinjtë e Laçit, ku ka folur për politikat për arsimin e lartë dhe punësimin e të rinjve nuk kanë munguar edhe batutat.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Rama ka këshilluar të rinjtë që të mendohen mirë për rrugën që do të ndjekin.

Teksa po fliste për njohjet mes djemve e vajzave, apo edhe martesat me shkuesi, njëri nga të rinjtë e pranishëm në takim filloi të qeshte. Kaq i ka mjaftuar kryeministrit Rama për të bërë batutën e radhës.

Duke folur për “martesën me shkuesi”, Rama u ndal tek takimi i tij me Bashën, por pa treguar se kush ishte “shkesi” i takimeve.

“Të paskan gjet nuse me shkes. Dëgjo mua, nga eksperienca ime me Lulin të them shko takoje vetë”, tha kryeministri Rama, ndërsa të rinjtë shpërthyen në të qeshura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy