Irani i përgjigjet masave të djeshme, vendos sanksione ndaj individëve dhe subjekteve në BE dhe Britani

Irani i përgjigjet masave të djeshme, vendos sanksione ndaj individëve dhe subjekteve në BE dhe Britani

Irani gjobit 11 individë dhe një entitet nga Bashkimi Evropian, 6 individë dhe tre entitete nga Britania në përgjigje të sanksioneve të vendosura dje nga Londra dhe Brukseli kundër Gardës Revolucionare iraniane për abuzime të të drejtave të njeriut në protestat dhe nismat antiqeveritare që filluan në fund të shtatorit. Këtë e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Teheranit, siç raporton Tasnim. 

Bllokimi i llogarive dhe transaksioneve financiare në sistemin bankar iranian dhe ndalimi i dhënies së vizave për hyrje në Iran janë ndër masat e marra nga Republika Islamike. 

Frank Haun , kryetar i kompanisë gjermane të inxhinierisë Krauss-Maffei, Flourian Seibel , CEO dhe bashkëthemelues i prodhuesit gjerman të dronëve Drone-Robotics Quantum-Systems dhe deputetë të ndryshëm gjermanë, francezë dhe evropianë janë ndër 11 individët e BE-së të prekur nga sanksionet ndërsa në mesin e 6 britanikëve të prekur nga masat e Republikës Islamike janë Alan Mendoza , themelues dhe drejtor i institutit britanik Henry Jackson Society dhe admirali Benjamin John Key i marinës britanike.

“Mbështetja e terrorizmit, nxitja dhe inkurajimi i akteve terroriste dhe dhunës kundër popullit iranian, ndërhyrja në punët e brendshme të Iranit , nxitja e dhunës dhe trazirave në vend, përhapja e informacionit të rremë për Iranin dhe pjesëmarrja në rritjen e sanksioneve mizore kundër popullit iranian si një formë e terrorizmit ekonomik” , janë ndër arsyet e përmendura nga Ministria e Jashtme në Teheran për masat e marra kundër BE-së dhe Britanisë së Madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy