Zgjohu me MCN/ Niki Zaimi rrëfen eksperiencën në ‘X factor’ dhe projektet e tij në muzikën rok

Zgjohu me MCN/ Niki Zaimi rrëfen eksperiencën në ‘X factor’ dhe projektet e tij në muzikën rok

Gjysmëfinalisti i ‘X Factor’, Niki Zaimi, rrëfeu sot në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, eksperiencën e tij në këtë konkurs këndimi, që i ndryshoj jetën dhe karrierën e tij.

Duke qenë ndër të vetmit që vinte në ‘X factor’ nga bota e muzikës me një përvojë të muzikës rok dhe performancat në klubet e natës, Niki, thotë se ky event i solli plotësim në karrierën e tij muzikore.

Jam lodhur aq shumë nga kjo eksperiencë sa tani po çlodhem dhe po kënaqem.

Kisha përparësi që në fillim kur nisi ‘X factor’ se isha i provuar me skenën. Kur të tjerët kishin emocionet e daljes në skenë, unë nuk e kisha këtë frikë, e kisha avantazh përvojën në skenë dhe isha më i përgatitur shumë në javët e para sa i takon skenës.

Niki, thotë se të qenurit djalë i këngëtarit Alket Zaimi, e ka përkrahur në çdo dalje në këtë rrugëtim.

Babi ka qenë aty në çdo moment me mua. U mërzit pak me eliminimin tim në gjysmëfinale por me tha mos u mërzit se e more çfarë deshe, e fitove. Ne kemi bashkëpunime me babin.

Unë muzikën rok e kam në shpirt, rokun klasik, të gërshetuar me ca element allashqiptarçe. Do vijë me një këngë të stilit tim, një këngë që i korrespondon ‘Nikut’, jo si inspirim ose frymëzim nga një influencë tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy