Baçi: Alibeaj duhet të plotësojë dy kërkesa! Kandidatura e Berishës është e gjithëpranuar (Video)

Baçi: Alibeaj duhet të plotësojë dy kërkesa! Kandidatura e Berishës është e gjithëpranuar (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka folur përmes një lidhje “Skype” me  studion e lajmeve në MCN TV për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar, Presidentin e ri dhe zgjedhjet që do të zhvillohen brenda kësaj partie për kreun e ri.

Baçi tha se Rama e ka zgjedhur kandidatin për President, e ka në kokë dhe i gjithë procesi që ai bën me deputetët është jo i vërtetë. Deputeti shtoi gjithashtu se po bën një lojë me opozitën falso duke mos dashur të ketë përballë opozitën e vërtetë.

Ne nuk presin që mazhoranca të na përfshijë në këto negociata. Ekziston Rama, jo mazhoranca. Procesi i zgjedhjes së presidentit është i rëndësishëm, zgjidhet i pari vendit, është unifikues. Rama si çdo herë e ka përzgjedhur kandidatin, e ka në zarfin e vet pavarësisht lojrave që bën me deputetët duke i mbledhur si dele në sallë dhe në fund fare i thotë asnjë s’do të jetë. Apo lojën tjetër që ben me opozitën duke dashur të mos ketë përballë opozitën e vërtetë, por kërkon opozitën fallco prej 8 vitesh. Vazhdon me këmbëngulje të konsiderojë opozitë dhe vazhdon të bëjë lojën e tij për të bërë atë që do.

Baçi tha se Alibeaj nuk ka grup parlament dhe se PD është një dhe e tërë, ajo që doli nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Ai shtoi se deputetët i kanë bërë Alibeajt dy kërkesa të rëndësishme.

Alibeaj nuk ka grup, PD është një dhe e tërë, është ajo që doli nga 11 dhjetori me ndryshimet statutore që bëri atje. PD është ajo që mblodhi Këshillin Kombëtar, është kjo që shihni në mënyrë të përditshme në PD. Alibeaj bëri përçapje për të mbledhur grupin parlamentar. Kuvendet e njëpasnjeshme treguan se kush është PD dhe pak rëndësi ka numri i deputetëve që rrinë te PD apo te ashtë quajturi  grupi i Alibeajt. Më lejoni të them që 2 janë kërkesat që i janë  paraqitur Alibeajt.

Tërheqja e ankimimit që ka bërë në gjykatë dhe është i turpshëm, dhe njohja e grupit parlamentar si një i tërë, ai i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Këto çështje do të zgjidhin problemin. Ai vazhdon të ngulë këmbë për ta mbajtur të përçarë në dukje PD. Kuvendi i 11 dhjetori ka marrë vendime të detyrueshme për të zbatuar dhe tashmë që kemi Këshillin Kombëtar , ky merr vendime politike. Janë bëra të qarta vendimet. Kjo është opozita de facto dhe de juro që ekziston në vendin tonë.

Përsa i përket zgjedhjeve për kreun e PD-së, Baçi tha se procesi është i hapur dhe transparent.

Statuti nuk e  ka të detyrueshme të jenë më shumë se dy kandidatura. Gara është e lirë e hapur, cdo kush mund të vetëpropozohet, mospatja e një kandidature përballë Berishës lidhet me karizmën e tij dhe atë që përfaqëson me lëvizjen e tij që shumëkush nuk e besonte. Ishin të paktë ata që kishin një farë besimi, por pak muajsh u bë një lëvizje popullore. Kjo lëvizje ishte një revolucion brenda PD, Iishte një analizë, një shkundje themeli dhe ka bërë që të kemi një PD të mirë organizuar. Jemi të ndërgjegjshëm për problemet. Nisur nga të gjitha këto mendoj se kandidatura e Berishës është e gjithë pranuar. Siç e ka thënë dhe Berisha mund të gjendej dikush të shpallte kandidaturë, po kjo do të ishte një lojë jo  ndershme, nga ato lojëra që bën Rama, jemi të ndërgjegjshëm me njerëzit. Fleta e votimit lexon pro dhe kundër. Ata që nuk duan kanë mundësinë të shprehen kundër. Kjo gjë nuk e cenon garën, e bën atë më të vlefshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy