
Në debatin e ditëve të fundit për shëmbjen e godinës së vjetër dhe ndërtimin e Teatrit Kombëtar të ri ka reaguar edhe ambasadorja e BE-së në largim, Romana Vlahutin.
Nga Fieri, ajo ka komentuar debatin për Teatrin dhe ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështje në mënyrë që të ketë një vendimarrje në përfitim të tyre.
“Këshilla ime do të ishte, dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët”, tha ambasadorja e BE.
Ambasadorja Vlahutin tha se ka marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje.
“Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”, shtoi më tej ajo.
Deklarata e amasadores së BE në Tiranë vjenë pak ditë pasi ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar kaloi për miratim vetëm me votat e maxhorancës, duke hasur kështu në kundërshti nga opozita, por edhe artistët dhe shoqëria civile të cilët gjatë kohës së diskutimeve në sallën e Parlamentit ata protestonin duke i bërë thirrje qeverisë që të tërhiqej nga vendimi i saj.



