Policia e rajonit Forlì-Cesena në Itali ka arrestuar 4 shqiptarë për posedim dhe shpërndarje droge. Gjatë operacionit janë konfiskuar gjashtë kilogramë kokainë, po ashtu policia ka gjetur 54.000 euro në para cash. Nëse droga do të shitej në treg, sipas policisë llogaritet që trafikantët do të kishin fituar më shumë se 1 milion euro.



