21 të arrestuarit e protestës mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës, aktivistët kërkojnë lirimin e tyre

21 të arrestuarit e protestës mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës, aktivistët kërkojnë lirimin e tyre

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestimit në flagrancë. Jashtë gjykatës janë mbledhur protestues dhe anëtarë të grupit koordinues të protestës, të cilët i pritën të arrestuarit me thirrje për lirimin e tyre.

Tensionet vijuan edhe gjatë protestës kombëtare të një dite më parë në Tiranë. Pas rreth dy orësh fjalime dhe marshimit në rrugët e kryeqytetit, situata u përshkallëzua pranë Komisariatit nr. 3 në rrugën “Mine Peza”.

Rreth orës 23:45, një grup protestuesish, disa prej tyre të maskuar, goditën me gurë xhamat e komisariatit ku mbaheshin të arrestuarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy